Organizatat civile janë bashkuar në thirrjen për protesta të qeta të dielën, më 17 maj. “Kjo nuk është luftë mes partive politike, por luftë e qytetarëve me klikën e Gruevskit, kjo është luftë për kthimin e shtetit në duart e qytetarëve”, thonë nga koalicioni civil i quajtur “Qytetarët për Maqedoninë”.
Organizatat theksojnë se patjetër duhet të zvogëlohet fuqia e çdo qeverie të ardhshme dhe se duhet të sigurohen kushte për qytetarë aktiv, të zëshëm dhe kritik. Kërkohet qeveri kalimtare, televizioni shtetëror të lirohet nga kontrolli i qeverisë, të zgjidhet prokuror publik i pavarur dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni.