Site icon PORTALB

Turqit e shfaqin superioritetin e Ramës ndaj Erdoganit, por vetëm në gjatësi (Foto)

Turqit e shfaqin superioritetin e Ramës ndaj Erdoganit

Mediat turke janë kujdesur që në lajmin për vizitën e presidentit turk, Recep Tayp Erdogan në Tiranë të komentojnë edhe gjatësinë e dy liderëve.

Gazeta e njohur turke, “Hyrriet” ka postuar një fotografi ku të dy liderët shihen duke ecur, ndërsa anash i ka shkruar centimetrat e të dyve. Erdoganit ia ka kujtuar 185 centimetrat e tij, e kryeministrit shqiptar 202 centimetrat.

Kjo foto nuk ka mbetur pa u vërejtur nga kryeministri Rama, i cili e ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, duke e shoqëruar me një buzëqeshje.

Exit mobile version