Site icon PORTALB

Facebook nuk di të ndalet! Është duke testuar një motorr kërkimi

Facebook nuk di të ndalet! Është duke testuar një motorr kërkimi

Facebook nuk di të ndalet! Është duke testuar një motorr kërkimi

Edhe pse para pak kohësh Facebook lançoi idenë e shëndrrimit të Messenger në një platform dhe aktualisht është duke punuar për këtë, kjo kompani nuk di të ndalet. Së fundmi është raportuar se Facebook është duke punuar mbi ndërtimin e një motorri kërkimi brenda aplikacionit të tij për smartfon, Facebook. Disa përdorues të këtij aplikacioni në iOS kanë raportuar se përkrah shtimit të fotove, vendodhjes dhe ndenjave në dritaren e statusit është shtuar dhe opsioni ‘add a link’. Ata mund të shkruajnë aty një fjalë kyçe dhe Facebook i paraqet artikuj apo lajme të lidhura me këtë fjalë.

Ky opsion ndoshta ka si qëllim lehtësimin e postimit të lidhjeve në Facebook. TechCrunch sugjeron se përditësimi mund të ketë ardhur dhe si pasojë e përpjekjeve të Facebook për të lejuar publikuesit të publikojnë përmbajtje direkt në faqen e tyre. Duke shtuar përmbajtjen dhe duke i ofruar përdoruesve mundësinë e kërkimit, Facebook po e bën më të thjeshtë leximin dhe shpërndarjen e e lajmeve pa qënë nevoja e largimit nga aplikacioni Facebook.

Rrjeti social Facebook po shihet si një mënyrë e rëndësishme shpërndarje nga shumë organizata lajmesh dixhitale dhe sa më shumë që rritet lehtësimi në shpërndarjen e përmbajtjeve aq më shumë konsolidohet lidhja mes Facebook dhe publikuesve. Facebook ka gjetur momentin perfekt për të sjellë këtë risi pasi dhe Google tanimë ofron përmes motorrit të kërkimit shfaqjen e cicërimave dhe porositjen e ushqimit online. Konkurenca ka bërë punën e vet dhe ndaj tregu online po përmirsohet gjithnjë e më shumë. Deri më tani nuk ka informacion se kur Facebook do të lançojë këtë opsion të ri. (PCWorld Albanian)

Exit mobile version