Site icon PORTALB

PPD kërkon dorëheqjen edhe të funksionarëve tjerë qeveritarë

Llogo e PPD

PPD

Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se dorëheqjet e ministrave Jankullovska, Janakievski dhe funkcionarëve tjerë qeveritarë edhe pse si hap është vonuar është hap i domosdoshëm për ta tejkaluar krizën e rëndë politike që me muaj të tëra mbizotëron skenën politike në Maqedoni.

“PPD i fton edhe të gjithë funksionarët tjerë qeveritarë të cilët janë të involvuar në skandale të ndryshme korruptive dhe kriminale ta ndjekin rrrugën e të sipërshënuarve dhe në këtë mënyrë t’ua hapin dyert për veprim institucioneve të shtetit të së drejtës (nëse me të vërtetë ekziston!).

PPD konsideron se me budallallëqet e tij për “reforma” në arsimin e mesëm dhe të lart Abdilaqim Ademi qëmoti ka qenë i pjekur për ta përzëne nga kjo ministri dhe se pasiqë kjo deri më tash nuk u bë, ai duhet patjetër ta shfrytëzojë shansin e ofruar dhe të ikë sa më shpejt nga qeveria.

PPD i fton edhe ministrat dhe funkcionarët tjerë të BDI-së të cilët e dijnë veten se janë të involvuar në kriminalitet ekonomik dhe skandale korruptive të shkojnë rrugës që e zgjodhën kolegët e tyre të të njejtës qeveri.

PPD konsideron se një qeveri kalimtare e koalicionit të zgjëruar ku ministër i brendëshëm duhet të jetë një profesionalist pa asnjë njollë partiake do të ishte fillimi i zgjidhjes së krizës epilogu i së cilët do të ishte mbajtja e të parakohëshme parlamentare, të lira dhe demokratike.

PPD  edhe njëherë përsërit dhe kërkon një hetim të pavarur dhe ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë do të hidhte dritë mbi shumë mistere, veçanërisht për rolin e BDI-së dhe Ali Ahmetit në këtë aksion.

PPD edhe njëherë publikisht i drejtohet Zaevit të mos i kursejë kriminalitetet  e mundëshme të ministrave dhe funksionarëve të BDI-së

PPD ia përkujton zotit Zaev se kriminalitetet e mundëshme ekonomike të ministrave dhe funksionarëve të BDI janë në shpalljen e zonave ekonomike si partneritet privato-publik, veçanërisht në Zonën e Tetovës, pastaj ngjarjet për liberalizimin e Telekomit për të cilën ka hetim ndërkombëtar, tenderat, përdorimin e policisë në zgjedhje etj.

PPD konsideron se në këtë rast nuk mjafton të luftojsh për njerën anë të medaljes duke  amortizuar ngjarjet që gjinden në anën tjetër të saj.”, thuhet në kumtesën e PPD-së.

Exit mobile version