Site icon PORTALB

Enca dhe Kida, rivale apo mike?! (Foto)

Kida

Kida

Viti 2014 ka qenë viti i artisteve të reja e dy nga ato që morën vëmendje janë Kida dhe Enca.

Të reja në moshë, por dhe tash kanë sukses në diskografi.

Kida me ‘Rikthejm na’ u bë mjaft e njohur teksa Enca me ‘A po t’pëlqen’. Të dyja hitet janë punuar nga Zzap and Chriss, kompani kjo që menaxhon Orhidean.

Por ajo që ka rënë në sy është marrëdhënia mes Kidës dhe Encës. Pavarësisht që Enca ka bërë këngë tek studio ku Kida rrin gjatë gjithë kohës ato nuk janë parë të afërta.

Mirëpo nëse ka rivalitet mes tyre ato e shuajnë përmes këtyre fotografive që Prive.al ka sigurar.

Në këto imazhe shihen këngëtaret mjaft të dashura me njëra – tjetrën. /Telegrafi/

Exit mobile version