Ivanov sot takohet me ambasadorët
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do t’i presë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes Bejli, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian Aivo Orav dhe shefin e Misionit të OSBEsë Ralf Bret.
Në takim, ashtu siç kumtoi kabineti i Ivanovit, do të marrin pjesë edhe kapiteni Rumen Radev, shef i zyrës për lidhje me NATOn dhe ambasadori i Republikës së Turqisë Omur Sholendil, si ambasador kontakti me NATOn.