Në qoftë se MPB-ja ka pasur njohuri operative se grupi ka hyrë nga një vend fqinj do të thotë se ajo i ka ndjekur dhe u ka lejuar të stacionohen në vendbanim edhe atë të dytin me madhësi në Maqedoni. A është kjo taktikë normale policore?
Në qoftë se MPB e ka ditur se qëllimi i këtij grupi është sulmi ndaj institucioneve të shtetit, MPB le të përgjigjet se cilat institucione shtetërore gjenden në Kumanovë?
Në qoftë se qëllimi i sulmit të tyre kanë qenë institucionet shtetërore në Shkup, a nuk është më e logjikshme ata të ndalohen rrugës në mes Kumanovës dhe Shkupit?
A nuk është sulmi ndaj grupeve të tilla në vendbanime për të cilat edhe vet MPB-ja thotë që paraqesin rrezik për shkak të rrugicave të ngushta, ekspozim në rrezik të lartë?
Sikur MPB-ja të mos e niste aksionin, sipas njohurive operative që ata posedojnë, a do t’i sulmonin terroristët banorët lokal të “Lagjes së trimave” ku kryesisht jeton popullatë shqiptare?
Çfarë do të ndodhte sipas MPB-së po që se atë natë nuk i sulmonin terroristët?
A nuk ka bërë MPB-ja taktikë të gabuar operative e cila ndoshta është si pasojë e kualitetit të punësimeve për të cilat populli dëgjoi?
LEXO: Pamje nga arrestimi i personave gjatë aksionit policor në Kumanovë (VIDEO)