Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për zhvillimet në Maqedoni duke u shfaqur i brengosur për dhunën atje. Ai ka thënë se Kosova është e interesuar që Maqedonia të jetë stabile.
Ky është postimi i Mustafës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.