PPD shpreh brengosje të madhe lidhur me situatën në Kumanovë

Nga Partia për Prosperitet Demokratik thonë se me shqetësim  dhe brengosje të madhe e ndjekin situatën aktuale në Kumanovë.

“Partia për Prosperitet Demokratik u përcjellë ngushëllimet e thella familjarëve të të vrarëve dhe shpreh keqardhje për të plagosurit.  Njëherit Partia për Prosperitet Demokratik i fton qytetarët të rruajnë gjakftohtësinë e tyre dhe të mos bien nën ndikimin e dezinformatave të ndryshme  ndërsa  organet e pushtetit ftohen të veprojnë në suazat e ingerencave ligjore e kushtetuese si dhe të veprojnë me maturi të duhur ndaj  popullatës civile duke i mbrojtur  fëmijët, gratë, pleqtë dhe të gjithë popullatën civile si dhe ta mbrojnë pasurinë e tyre”, thuhet në reagimin e PPD-së

Lajme të ngjashme

Back to top button