Site icon PORTALB

Pandeli Majko: Në Maqedoni e ke të vështirë të bësh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak

Pandeli Majko

Pandeli Majko

Me shqetësim po ndjek situatën në Maqedoni. Në këtë shtet e ke te vështirë te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak, reagon Pandeli Majko, në rrjetin social Facebook.

“Shkupi është i dënuar te prodhoje ose dialog ose te kundërtin e vet si një shembull rajonal për mire ose keq.
Kjo qe po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr përmasë midis një pale qe nuk po qeveris dot dhe një pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes janë shqiptaret qe po paguajnë me çmim te larte ne mënyra te ndryshme “sallatën maqedonase”, shkruan Majko.

Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor”…

Posted by Pandeli Majko on Saturday, May 9, 2015

Exit mobile version