Site icon PORTALB

Deputetët e Kumanovës priten me fyerje dhe sharje nga banorët (VIDEO)

Dy deputetët e BDI nga zona e Kumanovës, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili sapo kanë ardhur në mesin e popullatës së indinjuar. Dy deputetët apelojnë për qetësim dhe gjakftohtësi, me që në ndërkohë disa nga të grumbulluarit fëmijë dhe gra vazhdojnë të mbeten të rrethuar në “Lagjen e trimave”. Ata kërkojnë edhe nga deputetët që urgjentisht të evakuohet popullata civile pasi që gjendja është tepër e rrezikshme dhe e tensionuar. Në këtë rast nuk mungojnë fyerjet dhe sharjet drejtuar dy deputetëve të Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve.

Exit mobile version