Site icon PORTALB

Kryetari i OVL–UÇK-së: Larg duart nga Kumanova heroike!

Besim Hoda

Besim Hoda

Kryetari i OVL–UÇK-së, Besim Hoda, nëpërmjet një postimi në Facebook ka apeluar që të lihet e qetë popullata që jeton në Kumanovë.

“Larg duart nga popullata heroike e Kumanovës! I bëjme apel këtij pushteti totalitar dhe këtij regjimi të fëlliqur që po mundohet të shpëtoje veten, duke kriminalizuar dhe duke shantazhuar popullatën shqiptare të rajonit të Karadakut me të vetmin qëllim hakmarje për rrezistencën gjatë vitit 2001 dhe spastrim etnik! OVL-UÇK-së, apelon tek popullata heroike e kesaj zone të ruaj gjakftohtësine e në veçanti tek ish-ushtarët e UÇK-së, të homogjenizohen me popullatën! Gjithashtu i bejme apel faktorit politik shqiptar(?!), që është padyshim fajtori kryesor për këtë situatë, që përfundimisht të ndërgjegjësohet, të tejkalojë ndasitë dhe interesat përsonale e të vihet në shërbim të popullatës, sepse çdo pasojë nga kjo situatë e krijuar do të bie ne kurriz të tyre!”, shkruan Besim Hoda në Facebook.

LEXO: Aksion policor në Kumanovë, digjet shtëpia, polic të lënduar (VIDEO)

LEXO: FOTO-VIDEO nga situata në Kumanovë

LEXO: Bastiset një familje nga polcia në fshatin Hotël (FOTO)

LEXO: Mediat bëjnë apel për përmbajtje dhe qetësi!

LEXO: Bllokohet autostrada në Kumanovë

LEXO: BDI me komunikatë për Kumanovën: Mos bini pre e provokimeve

LEXO: Koha: Tre polic të vrarë dhe 12 të plagosur në Kumanovë

 

Exit mobile version