Site icon PORTALB

Shkup, dita e katërt e protestave, okupim dhe para banesës së Gruevskit (FOTO+VIDEO)

Protesta  e katërt me radhë e organizuar, me anë të së cilës qytetarët shprehën pakënaqësi ndaj sjelljes së policisë dhe që ishin rezultat i bombës së publikuar nga lideri i LSDM-së disa ditë më parë, lidhur me vrasjen e të riut Martin Neshkovski përfundoj e qetë dhe pa incidente. Sërish u bë thirrje që protestat të vazhdojnë çdo ditë njëjtën kohë.

21:30 Plenumi i studentëve bën thirrje që në orën 23 të mblidhen të gjithë para bibliotekës ‘Braqa Milladinovci’. “Merrni armët tuaja për shkak të të cilave po na godet policia- librat”, thonë studentët.

20:45 – Edhe në këto momente protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Parlamentit të Maqedonisë, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident, njofton gazetarja e Portalb nga tereni.

Protestuesit janë ulur në trotuarin e rrugës para Parlamentit dhe në mënyrë të qetë thërasin “Dorëheqje” dhe “Stop për brutalitetin policor”.

20:05 –  Pas dy orë ecje në këmbë nëpër rrugët e Shkupit rreth 4 mijë protestues kanë kërkuar të ndërpritet dhuna policore. Protestuesit tashmë janë stacionuar para Parlamentit të Maqedonisë.

19:45 – Tashmë protestuesit janë nisur drejt Parlamentit të Maqedonisë.

19:40 – Policia nuk i lejon protestuesit ti afrohen banesës së Kryeministrit Nikolla Gruevski.

19:25 – Protestuesit nisen para banesës së kryeministrit Nikolla Gruevski.

19:20 – Policia bllokon protestuesit mos të arrijnë para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Policia bllokon protestuesit

19:05 – Plenumi i shkollave të mesme me duartrokitje i bashkangjitet protestuesve.

19:00 – “Ejani me ne!”, “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, bërtasin protestuesit.

18:52 – Portestuesit këto momente janë nisur drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme.

18:45 – “Jemi mbledhur sot të protestojmë para Qeverisë. Kërkojmë të na dëgjojnë njëherë e përgjithmonë ” – kërkojnë protestuesit.

18:38 – Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë.

18:31 – Policia ka vendosur kordonin policor nga të dy anët dhe nuk lejon që protestuesit ti afrohen ndërtesës së Qeverisë.

18:20 – Mijëra qytetarë janë mbledhur për të katërtën herë me radhë për të protestuar pas asaj që ndëgjuan nga bombat e shpalluar nga lideri i LSDM-së disa ditë më parë.

Ekipi i Portalb gjendet në teren dhe to ti’u njoftoj gjërësisht reth kësaj proteste.

Exit mobile version