Site icon PORTALB

Pezullohet greva në UP

Punëtorët e Administratës së Universitetit sot filluan punën e tyre përsëri pas vendimeve të marrë sot nga këshilli drejtues i Universitetit, për aprovimin e kontratës kolektive për këta punëtorë.

Kryetari i SUSHK-ut, tha për KosovaPress se ata morën sot vendimin e pezullimit të grevës, pas premtimeve dhe vendimeve që i morën nga KD-ja. Por, në rast se këto vendime nuk zbatohen, Bardh Bardhi ka bërë të ditur se grevat do të riaktivizohen përsëri.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, vendimet e marra nga KD e cilësoj si shumë pozitive dhe shpreson që këto kërkesa do të realizohen.

Por, në rast se ndodh e kundërta, Jasharaj bëri të ditur se SUSHK-u do ta ketë përkrahjen e SBASHK-ut për riaktivizimin e grevës. /KP/

Exit mobile version