Site icon PORTALB

Kosova fillon festimin e Ditës së Evropës

Shënohet Dita e Evropës - 9 maji

Dita e Evropës – 9 Maji ka filluar një ditë më herët të festohet edhe në Kosovë, kjo pasi Zyra e Bashkimit Evropian dhe disa komuna kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë.

Fillimisht zyra e BE-së ka organizuar një tryezë diskutimi për filmin si instrument i diplomacisë kulturore, pastaj në sheshin “Zahir Pajaziti”, është organizuar një shah simultan me mjeshtrin ndërkombëtar, Bogdan Podlesnik, për të vazhduar me një panair të Bashkimit Evropian.

Kurse, pasdite, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, hap dyert për qytetarë për tu informuar lidhur me Ditën e Evropës dhe në mbrëmje mbahet koncert në kitarë nga Petrit Çeku në Teatrin Kombëtar.

Ndërsa, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, do të zhvillojë një aktivitet në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Ndryshe, Evropa nesër shënon 9 Majin. Në këtë ditë në vitin 1950 Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së bashkuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin e ndarë dhe të shkatërruar nga luftërat.

Federalisti italian Altero Spibeli dhe Zhan Mone, njeriu i cili e dha inspirimin në vitin 1951 për shndërrimin e Planit të Shumanit në Bashkësi Evropiane për qymyr dhe çelik, janë protagonistët e dy qasjeve kryesore drejt unifikimit dhe bashkimit federal respektivisht funksional të Evropës.

Exit mobile version