Site icon PORTALB

Nxënësit do të mbajnë takimin e dytë në MASH

Kampi i Plenumit të nxënësve

Me përkrahjen e prindërve, profesorët, dhe qytetarëve, nxënësit e shkollave të mesme sot në orën 17 para Ministrisë së Arsimit do ta mbajnë takimin e dytë ku do ta shprehin revoltën për reformat  e arsimit dhe sjelljen e painteresuar nga kompetentët

Në tubimin e djeshëm, ata me fishkëllima dhe brohoritje “Juve t’ju testojmë”, i lanë uniformat shkollore, bashkë me qese të zeza, përpara Ministrisë, me qëllim që, siç thonë ata, simbolikisht të tregojnë se “reformat janë bërllok”.

Ata insistojnë se nuk do ti ndalin kërkesat derisa të plotësohen të gjitha kërkesat dhe të realizohet takim i ri me përfaqësuesit e ministrisë përkatëse.

Kërkesat e reja janë reforma në arsim sipas konceptit të përpiluar nga nxënësit. Kërkojnë kthimin e konceptit të vjetër të maturës dhe heqjen e testimit ekstern.

Exit mobile version