Site icon PORTALB

Delegacioni nga Struga takohet me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Malit të Zi

Një delegacion nga Komuna e Strugës,i  udhëhequr nga Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës , Abdulla Qazimoski, dje zhvilluan një takim me Kryetarin e  Këshillit  Kombëtar të Malit të Zi , njëherazi edhe Nënkryetarin e Partisë Forca e Re si dhe deputetin në Parlamentin e Malit të Zi, z. Genc NimanBegaj .

Takimi konsistoi në mundësitë e përafrimit të shqiptarëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve të Maqedonisë në fusha të ndryshme sidomos në atë të kulturës, përkatësisht prezantimit të kulturës në vendet reciproke në drejtim edhe të zhvillimit të turizmit kulturor.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Strgës ,z. Abudlla Qazimoski u shpreh mjaft i kënaqur që gjendej nq Ulqin, ndërsa si delegacion e njoftuan nënkryetarin edhe për gjendjen aktuale në Maqedoni.

  1. Nimanbegu u shpreh i gatshëm ,që të nisin me bashkpunimet , ndërsa nga ana tjetër shprehu shqetësimin e tij për situatën në të cilën gjendet Maqedonia aktualisht.

Në fund, të pranishmit ndanë nga një dhuratë simbolike në kujtim të nisjes së  një bashkëpunimi të ri.

Ndërkohë delegacioni i Komunës së Strugës, së bashku me një grup profesorësh nga SHMK Gjimnazi ‘’Dr. Ibrahim Themo’’ kanë vazhduar udhëtimin për në Zarë të Kroacisë. Atje do të marrin pjesë në manifestimet e ‘’Javës Kulturore të Arbëreshëve të Zarës’’, ku do të kenë rastin të njihen me gjuhën, traditën, këngët, vallet dhe gjithë kulturën arbëreshe të Zarës, të cilën e ruajnë me fanatizëm , që prej vitit 1726 , përkatëisht fazës kryesore  kur ata janë vendosur në ato brigje të Adriatikut.

Exit mobile version