Site icon PORTALB

NATO shpreh shqetësim për zhvillimet në Maqedoni

NATO

NATO

Zv. Kryeministri Xhaferri dhe Deputeti Grubi, përmbyllen vizitën në Bruksel me takimin me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,  Aleksandar Vershbau në selinë e Aleancës VeriAtlantike.

Bashkëbiseduesit diskutuan hapur për të gjitha zhvillimet politike në vend, përfshirë krizën politike, situatën e sigurisë, marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshjen e Ohrit, çështjen e emrit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO.

Edhe NATO shprehu shqetësim për zhvillimet në Maqedoni dhe inkurajon përpjekjet për tejkalim të situatës sa më shpejt dhe rikthim në agjendën EuroAtlantike.

Xhaferri elaboroi mbi situatën aktuale politike në vend dhe patjetërshmërinë e ndërmjetësimit intensiv të Brukselit me inkurajim edhe të SHBA për ta zgjidhur këtë ngërç serioz politik që tashmë po merr edhe karakter qytetar me protesta në rrugë. Xhaferri vijoi duke folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si shtyllë e marrëdhënieve ndëretnike dhe për nevojën urgjente që Maqedonia të zgjidh çështjen e emrit dhe të anëtarësohet në NATO.

Ndërsa Grubi prezantoi aktivitetet dhe pikëpamjet e Kryetarit Ahmeti për intensifikimin e dialogut politik dhe marrjen e përgjegjësive nga të gjitha palët për daljen nga kriza.

Përveç takimit me Vershbau, Xhaferri dhe Grubi gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel takuan edhe EuroDeputetët Vajgll dhe Kukan,  Alain Le Roy, Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit për Politikë të Jashtme të BE, Anna Vezyroglou nga Kabineti i Mogherinit, Terkel Petersen dhe z. Johannes Viereck, z. Jean Erick Paquet dhe Zonjën Christine Grau nga zyra e Komisionerit Han si dhe vizituan Institutin Europian të Paqës.

Exit mobile version