Site icon PORTALB

LSDM: Gruevski tregoi se jonjerëzia e tij nuk ka kufij

LSDM

LSDM

Sot Nikolla Gruevski tregoi se jonjerëzia e tij nuk ka kufij. Këdhtu deklarojnë nga LSDM pas deklaratës së Nikolla Gruevskit në lidhje me protestat dhe rastin e Neshkovskit.

“Ashtu siç Nikolla Gruevski i gënjente qytetarët, prindërit, të gjithë ata të rinj që kanë protestuar kundër brutalitetit të policisë, pas vrasjes së Martin Neshkovskit, njëjtë Gruevski gënjen edhe sot. Edhe njëherë vet Gruevski tregoi se jonjerëzia e tij nuk ka kufij. Qytetarët e mësuan të vërtetën për vrasjen e Martin Neshkovskit. Njerëzit e kuptuan se edhe vetë Gruevski e ka ditur se kush e ka bërë vrasjen si dhe në çfarë mënyre u fsheh ky rast. Gruevski e ka ditur se sigurimi i tij dhe struktura të MPB-së e kanë fshehur realitetin, kanë krijuar informacione dhe kanë përpiluar procesverbale policore që të mos mësohet e gjithë e vërteta”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Nga aty potencojnë se Gruevski, i frikësuar nga revolti i qytetarëve dhe guximi i qytetarëve vendosi dhe urdhëroi të përdoret dhunë ndaj qytetarëve në protestin e para dy ditëve.

Exit mobile version