Site icon PORTALB

Interpoli ka ngritur alarm global, lidhur me tabletën për dobësim që mbyti një femër

Është ngritur alarm global, për të parandaluar një tabletë që shitet në internet, e cila dyshohet se mbyti një femër. Policia në 190 vende ka marrë “Njoftimin Portokalli” që tregon për rreziqet e tabletës 2.4-Dinitrophenol (DNP).

Eloise Aimee Parry është “djegur përbrenda” pasi ka përdorur tabletën shumë toksike, që e përmban substancën e lartcekur. “Përpos që shitet si tabletë, kjo substancë shitet edhe si pluhur i verdhë në kapsulë, por edhe si krem” thuhet në njoftimin e Interpolit.

“Me gjithë rreziqet që përmban DNP, tableta ka edhe shumë fuqi negative sepse është krijuar pa licencë” thuhet më tutje, lidhur me këtë tabletë që shfrytëzohet për dobësim.

Exit mobile version