Janë paralajmëruar protesta tjera kundër pushtetit aktual. Aleksandar Neshkovski, vëllai Martin Neshovskit, ka thënë se protestat spontane do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Ne kërkojmë që personat përgjegjës për fshehjen e të vërtetës rreth vrasjes së vëllait të ndiqen penalisht, nuk mjafton vetëm të japin dorëheqje”, ka deklaruar ai për PlusInfo.
Protesta e radhës është paralajmëruar sot në orën 18:00 në Shkup.