Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska thotë se bisedat telefonike të cilat i publikoi Zaev sot, në lidhje me vrasjen e Martin Neshkovski, janë të prera dhe të montuara.
“Zaev vazhdon me publikimin e materialeve të cilat nuk kanë lidhje me realitetin, duke dashur kështu që të tërhiqet vëmendja duke keqpërdorur vdekjen e huaj. Nga pres konferenca e tij u dëshmuan disa punë, nuk kishte asnjë paraqitje formale dhe njohur që ka vrasje”, tha Jankullovska për media sot.
Ajo shtoi se MPB ka ndërmarr gjitha aktivitetet për gjetjen e kryerësit të vrasjes së Martin Neshkovski.