Site icon PORTALB

Natë e tensionuar në Shkup, policia arreston disa protestues (FOTO-VIDEO)

Foto: Vanço Xhambaski

Foto: Vanço Xhambaski

23.40– Policia arriti të shtyp protestën. Disa nga protestuesit i detyruan të hynë në bibliotekën “Braqa Milladinovci”. Disa i arrestuan. Disa të tjerë ikën. Topat e ujit u larguan. Polici ende ka në qytet. Ata kanë marrë edhe qen.

Foto: Vanço Xhambaski

23.30 Protestuesit përleshen sërish me policinë. Digjen disa kontenjer.

23.15 Dramë e vërtetë nëpër rrugët e Shkupit. Si që lajmëron gazetarja e Portalb-it nga terreni, policia me ngulm tenton ta prish protestën. Shumica dhe janë larguar dhe kanë mbetur vetëm rreth qindra protestues në rrugë që kryesisht sillen në bulevardin “Arradhat e Partizanëve”. Policia me dhunë tenton ti largojë përderisa ata e gjuajnë policinë me objekte të forta. Raportohet për të lënduar.

23.03- Protestuesit janë zënë në mes nga të dyja anët nga kordoni policor në rrugën “Arradhat e Partizanëve”.

22.45 – Si që lajmëron gazetarja e Portalb-it nga terreni, policia i ka shtyrë protestuesit nga Qeveria deri te Parku i qytetit. Protestuesit u munduan duke u ulur në asfalt te kisha afër Qeverisë të bëjnë rezistencë. Ka disa të arrestuar mes të cilëve aktivist nga lëvizja “Lenka”. Është lënduar një fëmijë prandaj erdhi edhe ambulanta.


22.30 – Policia ka formuar kordon policor dhe shtyp protestuesit drejt parkut të qytetit. Pas kordonit janë edhe topat e ujit. Protestuestit tentojnë të kundërvihen.

22.00– Si që lajmëron gazetarja jonë nga terreni, policia përgatit topat e ujit dhe shtyp protestuesit të largohen nga ndërtesa e Qeverisë.

Foto: Vanço Xhambaski

20:31 – Protestuesit nuk largohen, vazhdojnë të shtyhen me policinë.

20:27 – Protestuesit thyejnë xhamat e Qeverisë.

Përmbledhje nga protesta e sotme para Qeverisë

 

19:57 – Protestuesit nuk largohen nga Qeveria. Ata vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën me patate, vezë dhe domate.

 

19:36 – Protestuesit në këto momente kanë filluar të përleshen me policinë.

19:30 – Protestuesit vetëm shtohen. Qeverinë e lyejtën me të verdhë nga vezët e hedhura.

19:15 – Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me vezë ndërtesën e Qeverisë.

19:10 – Në këto momente është duke u zhvilluar protestë masive para qeverisë së Maqedonisë. Protestuesit thërrasin “Nikolla dil jashtë” , shajnë dhe e thërrasin atë diktator, “Vrasës”, “Dorëheqje!” etj. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

18:43 – Vazhdon të rritet numri i qytetarëve që i bashkangjiten protestës, shtohet prezenca e policisë.

18:36 – Protestuesit kërkojnë nga policia që ti’u bashkangjiten protestave.

18:26 – Protesta e tanishme që është duke ndodhur para qeverisë po bëhet më masive, protestuesit nuk lejohen nga policia të futen në ndërtesën e qeverisë.

18:21 – Në këto momente është tensionuar situata para qeverisë, protestuesit tentojnë të futen në godinën e qeverisë.

18:00 – Dhjetra protestues, qytetarë të revoltuar nga ajo që ndëgjuan sot me bombat e shpalluar nga lideri i LSDM-së, se polcia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski, janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë për ta shprehur mllefin e tyre nga e vërteta e vrasjes, njofton Portalb.

Numri i protesueve që tubohen para qeverisë vazhdimisht po shtohet. Ata me moton “Vrasës”, “Drejtësia do t’iu gjej edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e ‘vrau te riun Neshkovski’.

Protestuesit i lëshojnë bisedat e përgjuara ku flet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski.

Qeveria është rrethuar me forca te shumta policore.

 

Exit mobile version