Site icon PORTALB

Ronela përgatitet për “Kënga Magjike”

Ronela Hajati

Ronela Hajati

Këngëtarja nga Shqipëria Ronela Hajati tashmë ka ndarë mendjen për pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”.

Këtë njoftim këngëtarja e ka bërë përmes rrjetit social “Facebook”, pak ditë pasi ka pyetur fansat se si e mendojnë një pjesëmarrje të saj në këtë eveniment.

“E nisëm punën për Këngën Magjike! U vendos! Wish me luck! @elgitdoda”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe Ronela ka festuar ditëlindjen e saj përgjatë gjithë ditës së hënë, ku përveç urimeve të shumta, ajo ka vendosur si foto profili në ‘Facebook’ pikërisht këtë ditë, fotografinë e babait të ndjerë, e cila besohet të ketë ardhur krahas mungesës së tij për këngëtaren.

Exit mobile version