Site icon PORTALB

Presidenti gjerman i njeh Greqisë borxhin e luftës: Detyrim historik

Joachim Gauck

Në një intervistë që u publikua sot në të përditshmen gjermane Suddeutsche Zeitung, Presidenti gjerman, Joachim Gauck, u shpreh se i kuptonte thirrjet e Athinës për kompesim.

Ai tha se Gjermania duhet të hedhë vështrimin mbi përgjegjësitë historike që ka për Greqinë.

“Ne nuk jemi të vetmit njerëz që jetojmë sot, por ne jemi edhe pasardhësit e atyre që lanë pas gjurmë shkatërrimi n Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Greqi dhe në shumë vende të tjera,” tha Presidenti.

“Është gjëja e duhur për t’u bërë për ndërgjegjen historike të një vendi si yni. Duhen marrë në konsideratë mundësitë për të bërë dëmshpërblime,” shtoi ai.

Edhe pse Gauck në përgjithësi është njeri i respektuar në Gjermani, posti i tij si kreu i shtetit është thjesht ceremonial dhe nuk ka ndonjë pushtet real politik.

Vitin e kaluar, Gauck, një ish-pastor në Gjermaninë Lindore, vizitoi Greqinë për t’i kërkuar falje atyre që vuajtën gjatë pushtimit nazist./Oranews/

Exit mobile version