Site icon PORTALB

Betim Berisha nga Çairi, fitues i konkursit ,,Visit my Macedonia,, nga Ambasada e SHBA

Në konkursin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Maqedoni, me temë “Visit my Macedonia” (Vizito Maqedoninë time) vendin e parë e fitoi Betim Berisha nga Çairi me foton e realizuar në Çarshinë e Vjetër, çmim të cilin ia ndau vet Ambasadori i SHBA z.Jess Baily.

Fotografi i talentuar, Betim Berisha ka të mbaruar Fakultetin për 3D dizajn dhe tani më disa vite mirret me fotografi. Këtë hobi ai e ushtron me shumë vullnet dhe pasion, si pasojë  e së cilës po shfaqen sukseset e tij të para drejt një karriere të ndritshme.

Fotoja fituese
Exit mobile version