‘RaiDue’ reportazh për Shqipërinë, Rama: Vendi ynë një Itali e vogël

Jeta e italianëve në Shqipëri. Është kjo tema e një reportazhi të zgjeruar të realizuar nga televizion italian ‘Rai Due’.  Me intervista të shumta  që nga kryeminsitri Edi Rama, ambasadori italian Tiranë, Massimo Gaiani jepet një panoramë e jetës në kryeqytet.

Një rol të rëndësishëm zënë edhe bizneset italiane në Tiranë. Reportazhi i ‘Rai Due’ nis me një vizitë në Bunk’Art, bunkeri antibërthamor që kishte ndërtuar Qeveria komuniste dhe ku do të strehohej udheheqja e lartë në rast të një sulmi bërthamor ndaj Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama mendon se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së, e ndërsa thekson se Shqipëria duhet të jetë një Itali e vogel.

Edhe në Evropë duhet të bëhet çdo gjë, nuk është se ndryshon shumë, në sensin që të arrish të përfundosh një projekt si atë të Evropës së bashkuar si dhe atë të Shqipërisë së integruar në Evropë, është e nevojshme që të bëhet pothuajse çdo gjë. Ne bëjmë pjesë në familjen e Evropës jugore. Nuk mund të ëndërrojmë të bëhemi si Gjermania dhe Zvicra sepse besoj se do të ishte e mërzitshme, por ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, do të ishte shumë bukur, ndoshta me më pak burokraci dhe me më shumë iniciativa”, ka thënë Rama.

Sa i përket studentëve italianë në Shqipëri ka folur ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani. Gazetarja e ‘Rai Due’ ngre shqetësimin për blerejen e diplomave duke iu referuar rastit të Umberto Bossit, Renzo Bossi, që ka marrë një diplomë në një universitet privat në Tiranë, pa qënë asnjë herë në Shqipëri. Ambasadori Gaiani thotë se qeveria tani ka nisur një reformë për arsimin.

Shqipëria ka një traditë shumë përzgjedhëse dhe të fortë për pranimin e studentëve me rezultate shumë të mira në universitetet publike. Gjatë viteve të fundit ka humbur paksa si pasojë e hapjes së rreth 50 universiteteve private të cilat janë shumë për një vend me 3 milion banorë. Kohët e fundit qeveria ka përfunduar një proces vlerësimi të saktë të këtyre universiteteve, si dhe atyre publike, duke ju hequr licencën disave prej tyre, duke vendosur pak rregull në sistemin e edukimit dhe duke dhënë një garanci të madhe për t’i bërë këto universitete qendra të vërteta studimi dhe jo qendra që japin thjesht diploma”, ka thënë Gaiani.

Në reportazhin e televizionit italian gjithashtu përmenden dhe aksionet e qeverisë në Lazarat dhe për ndërtimet pa leje. Për të parë repotazhin e plotë klikoni këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button