Zbulohet identiteti i personit i cili humbi jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.
Aksidenti ka ndodhur në ora 19:30 kur autobusi i NPQ ka shtypur një këmbësor. Në aksident, këmbësori Fazli E. (63) nga fshatin Ramanoc i Kumanovës ka marrë lëndime të rënda trupore, pas së cilës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ekipi i PP dhe SPB-Shkup ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.