Site icon PORTALB

Shkupjani sulmon fizikisht bashkëshorten

Dhuna në familje

Ilustrim

Pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten, kundër 34-vjeçarit L.B nga Shkupi janë ngritur dy kallëzime penale, pasi që kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte sulmuar bashkëshorten.

Më datë 20 të muajit të kaluar në dy raste ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, me të cilën ka pasur disa vite me radhë mosmarrëveshje.

Policia njofton se pas përleshjes verbale me bashkëshorten në shtëpinë familjare, L.B. ka sulmuar fizikisht duke goditur atë me grushte dhe shqelma në pjesën e trupit.

Gruaja për shkak të lëndimeve me urgjencë është transportuar në spital ku janë konstatuar lëndime trupore.

Exit mobile version