Site icon PORTALB

Grubi dhe Xhaferri në Bruksel, por jo si pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e krizës

Musa Xhaferri (lartë) dhe Artan Grubi (poshtë)

Musa Xhaferri (lartë) dhe Artan Grubi (poshtë)

Zëvëndës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, dhe Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Maqedonisë,  Artan Grubi, do të qëndrojnë për vizitë zyrtare treditore në Bruksel.

Xhaferri dhe Grubi do të realizojnë takime me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgll dhe Eduard Kukan, zyrtarët e Komisionit për Fqinjësi dhe Zgjërim, Alain le Roy, Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme, Luis Felipe Fernando De la Pena dhe Anna Vezyroglou nga zyra e Mogherinit dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu do ta vizitojnë edhe selinë e NATO-s në Bruksel. Në të gjitha këto takime, Xhaferri dhe Grubi do të prezentojnë qëndrimet e BDIsë mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe mbi përpjekjet tona për ta rikthyer vendin në agjendën prioritare, atë të integrimit EuroAtlantik të Maqedonisë.

Si që e dimë disa nga euro-deputetët në fjalë kanë marrë përsipër të moderojnë dialogun për zgjidhjen e krizës së Maqedonisë ku bisedojnë përfaqësues nga partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM por jo edhe ata shqiptare.

Exit mobile version