Site icon PORTALB

E vërshojnë ofertat Gareth Bale-in

Gareth Bale

Gareth Bale

Ndonëse është vetëm në sezonin e dytë të Real Madridi dhe u transferua për shumë rekorde, duke thyer të gjitha shifrat e transferimeve, Gareth Bale, nuk e ka të sigurt qëndrimin në Santiago Bernabeu.

Për uellianin, interesim të madh po shprehin gjigantët evropian të futbollit.

Sipas asaj që shkruhet në media, Manchester City, United dhe Chelsea, kanë shprehur gatishmërinë të kenë në skuadër ish lojtarin e Tottenhamit, por nuk janë vetëm këto skuadrat e interesuara për 25 vjeçarin, pasi që së fundi, edhe Bayern Munchen, spekulohet të jetë e interesuar për anësorin e Realit.

Exit mobile version