Site icon PORTALB

Aksident në Shkup, autobusi i merr jetën një personit

Foto: Telegraf.mk

Ilustrim

Në një aksident fatal që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, rreth orës 20 në afërsi të ndërtesës së komunës në Kisella Vodë në Shkup. Shkilet për vdekje një burrë i moshës mbi 60 vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas dëshmitarëve okular që bëjnë të ditur për Telegraf.mk, njeriu i moshuar është shkelur nga një autobus me numër 51 i Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup.

Në vendin e aksidentit, në bulevardin “Boris Trajkovski” nuk ka pasur zebra për kalimin e këmbësorëve.

Exit mobile version