Fakultetet e disperzuara në Dibër, këtë vit akademik 2013-2014 , do të pasurohen me dy degë studimore. Përderisa në vitet e tjera funksionin Gjuha dhe letërsia angleze dhe Fakulteti i Fizioterapisë , këtë vit akademik si degë të reja do të jenë Fakulteti për gjuhë dhe letërsi gjermane si dhe Fakulteti i gjuhës italiane.
” Viti i ri akademik na pret me degë të tjera,- tha për Portalb, Musa Lata, përgjegjësi pranë fakulteteve të disperzuara në Dibër. Tre vite me radhë funksionin dy degë, Fakulteti i për gjuhë angleze dhe Fakulteti i fizioterapisë. Këtë vit nuk do të ketë degë të gjuhës angleze, në program janë vënë Gjuha gjermane dhe Gjuha italiane njëkohësisht dhe Fakulteti i fizioterapisë.
Sipas programit, këtë vit do të pranohen 30 studentë në të dy degët e lartpërmendura si dhe 65 vende të lira për studentë në Fakultetin e Fizioterapisë” theksoi Lata.
Përgjegjësi i fakulteteve të disperzuara , Lata, potencoi se deri më tani ka interesim të madh nga ana e studentëve për aplikim në Gjuhë dhe letërsi gjermane.