Site icon PORTALB

Mancini: Fitojmë me Chievon dhe i afrohemi Europës

Mancini dhe Man City kthehen në shtëpi me duar të zbrazura

Roberto Mancini

Treni që con Interin në Europë tani është më pranë, por sfida me Chievon mund të rezultojë një kurth për zikaltërit. Roberto Mancini nuk ngurron të pranojë se i druhet kërcënimit që mund të ofrojë skuadra verdheblu.

” Është një ndeshje delikate, pasi Chievo është e qetë por në formë. Duhet të përsërisim provën që bëmë në Udine, për 65 minutat e para. Formacionin do ta vendos vetëm para ndeshjes, tani Shaqiri është shumë më mirë, Vidic është rritur fizikisht. Podolski? jam shumë i lumtur për golin, gjithmonë është stërvitur mirë pa u ankuar kurrë, por i ka munguar fati”.

Pas takimit me Chievon, Interti do të përballet me Lazion dhe Juventusin, ndaj dhe sfida me skuadrën veronese mund të konsiderohet decizive për fundin e sezonit.

” Ndeshja me Chievon do të na thotë nëse mund të shpresojmë me të vërtetë për Europën. Kalendari është shumë i vështirë , por gjithshka kalon përmes kësaj ndeshjeje.

Interi duket se ka ndryshuar drejtim pas barazimit ndaj Parmës ku u ndëshkua nga ai gol i Andi Lilës.

” Djemtë kanë punuar mirë edhe më parë, por ndoshta më pas morrën disa përgjegjësi më tepër. Nëse shikoj ndonjë lojtar që në këto ndeshjet e fundit ka tërhequr nga pas shokët më shumë se gjithë të tjerët? Jo, edhe pse është e qartë se ata më ekspertët si Palacio, Vidic, Guarin e Medel po japin një kontribut të rëndësishëm”.

Objeektivi për Interin tani është vendi i pestë në klasifikim, ndoshta shumë pak në krahasim me atë që pritej në fillim të aventurës së Mancinit në stolin zikaltër.

” Nëse do t’a mbyllnim sezonin të pestët nuk do të ishte keq, por për sa i përket pritshmërive të mija synoja tjetër gjë. Nëse ekziston rreziku që të humbasim turneun veror në Azi nëse impenjohemi në ndeshjet eleminatore? Miqësoret e verës nuk më interesojnë shumë, gjithsesi më parë të shohim se cfarë do të ndodhë në kampionat, pasi rruga është e vështirë”.

Exit mobile version