Ushtria nigeriane liroi 234 gra, që mbaheshin peng nga militantët ekstremistë të grupimit Boko Haram.
Operacioni i ushtrisë u krye në zonën pyjore të Sambisës, bastion i ekstremistëve në veri-lindje të vendit. Dyshohet se mes grave të liruara ka edhe nga ato të marra peng në një shkollë, vitin e kaluar.