Site icon PORTALB

Shqiptari i Kosovës, montazher i super-reklamës së kompanisë Audi (Foto/Video)

Reklama e re për Audi, është një mini-film hollywoodian. Ajo quhet “Coup” (Grushteti) dhe ka të bëjë me faktin që një ekip aventurierësh rrëmbejnë disa Audi nga autostrada me anë të një helikopteri.

Montazhin e gjithë kësaj reklame e ka bërë Bledar Bujupi, një montazher kosovar që jeton në Manchester të Anglisë.

Ai ka punuar me regjisorin e famshëm të filmit Resident Evil, Paul Anderson. Bujupi edhe më parë ka punuar në reklama të ngjashme edhe në disa filma në Kosovë.

Exit mobile version