Britney Spears duket se e ka humbur freskinë e saj dhe kjo duket qartë në videon e publikuar në Youtube.
Këngëtarja 33-vjeçare ishte në një koncert në Las Vegas por performanca e saj nuk përfundoi mirë.
Ajo shihet duke kërcyer dhe lëvizjet e saj janë shumë të ngathëta, por sikur të mos mjaftonte kjo, Britney është penguar dhe është rrëzuar.
Megjithatë ajo ka thënë se është mirë dhe ka vazhduar koncertin.