Site icon PORTALB

Çka kërkojnë më shumë në Google kosovarët?

Në disa vende ekzistojnë stereotipe që janë të lidhura me karakteristika të caktuara të njerëzve, si: sjelljet e tyre apo çfarë u pëlqen të flasin, punojnë, hanë ose pinë. Nga kërkimet e tyre në Google del se kosovarët muajin e fundit kërkuan birrë, ndërsa në Shqipëri më së shumti u kërkua buka.

Edhe pse traditat apo karakteristikat e vendeve të veçanta dallojnë, paragjykimet ekzistojnë. Por, kërkimet e njerëzve në Google pohojnë ndryshe, transmeton Telegrafi.

Kështu, gjermanët asociojnë me birrën, ndërsa Turqia me qilima, kurse pajisjet elektrike janë shenjë dalluese e Japonisë. Megjithatë, këto gjëra nuk janë ato që shumica e njerëzve i kërkojnë në internet, bazuar në hulumtimin e mëposhtëm, kemi rezultate të ndryshme.

Pra këtë muaj, kompania që merret me vlerësimet e kostos “Fixr.com”, bëri një hartë të veçantë të botës, në të cilën janë paraqitur “objektet që janë kërkuar më së shumti në Google”.

Rezultatet janë larg nga të besueshmet për shkak se ato janë bazuar në historinë e kërkimit në Google, kohën dhe vendin.

Disa nga rezultatet që kanë dalluar me të vërtetë janë disi interesante, por janë problematike: njerëzit duan të dinë se sa kushton aeroplani MiG në Rusi, në Brazil kërkojnë të dinë sa kushton një natë me një prostitutë, ndërsa Koreano Jugorët hulumtojnë çmimet e ndërhyrjes kirurgjike në hundë.

Por, ajo që më së shumti neve na intereson është se çfarë më së shumti kërkuan në Google banorët e Kosovës?

Rezulton se më shumti kosovarët muajin e fundit kërkuan birrë, ndërsa në Shqipëri më së shumti u kërkua buka.

Vlen të theksohet se gjermanët janë interesuar më tepër për automobilat e markës BMW, ndërsa britanikët për studime. /Telegrafi/

Exit mobile version