Kryeministri Nikolla Gruevski, disa orë para fillimit të vitit të ri shkollor tha se librat falas ashtu si dhe në vitet e kaluara do tu jepen në kohë nxënësve.
“Ministria e arsimit është plotësisht e angazhuar në projektin që e quajmë shkollim falas për arsimim fillor dhe të mesëm. Është ky projekt që e zbatojmë pesë vite me radhë dhe prindërit më nuk duhet të jenë të brengosur se a do të duhet tu blejnë libra fëmijëve të tyre” tha i pari i Qeverisë.
Ai gjithashtu njoftoi se së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshjeje me Universitetin e Kembrixhit për të marrë nga to libra të ri të përgatitur nga ekspertë të këtij universiteti në lëmine e shkencave natyrore.
“Pres që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja pesëvjeçare me Kembrixhin cila është në fazë finale përgatitore. Në këtë mënyrë me etapa do të fillojë zëvendësimi i librave dhe harmonizimi i programeve mësimore të vendit me ato të Britanisë” tha sot Gruevski.
Viteve të fundit kemi parë shumë gabime në librat e gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës. Fyerje dhe pasaktësi kundrejt shqiptarëve. Disa herë në publik është reaguar, por arriti të tërhiqet vetëm libri i Shoqërisë.
Pas kësaj zëvendës ministri i arsimit, Safet Neziri tha se do të përmirësohen edhe gabimet në librat e tjerë. Një gjë e tillë ende nuk është bërë. Pritet që me librat nga Britania të tejkalohet problemi, tha atëherë Neziri për Portalb.
Ndryshe, sot edhe ministri i Arsimit tha se shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. /Portalb