Site icon PORTALB

Mijëra pasagjerë bllokohen në tren për 5 orë (Foto)

Mijëra pasagjerë bllokohen në tren për 5 orë

Me mijëra pasagjerë në zonat periferike të Londrës kanë përjetuar një makth të vërtetë, teksa kanë mbetur të bllokuar në trena për shkak të një defekti elektrik të të gjithë linjës.

Mediet britanike thonë se trenat patën një problem elektrik, çka ka bërë që pasagjerët të bllokohen brenda tyre për më shumë se 5 orësh. Më qesharakja është se mes pasagjerëve kishte patur edhe zënka se kush të hipte më parë në tren, përpara se të shfaqej defekti elektrik.

Policia tha se më shumë se 900 pasagjerë kanë qëndruar të bllokuar brenda trenave të linjave “East Grinstead” dhe “Victoria-s”. Problemi ndodhi në orën 7:02 më orën lokale dhe pasagjerët u evakuuan vetëm në orën 11:36 nga grupet e shpëtimit.

Exit mobile version