Site icon PORTALB

Jankullovska paralajmëron prani më të madhe të policëve me biçikleta

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Ministrija e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski sot e vizituan njësitin e çiklizmit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup dhe së bashku me pjesëtarët e saj bënë një shëtitje me biçikleta nga stacioni policor “Beko” deri në Parkun e Qytetit.

Siç informoi Jankulloska, trasa në të cilën lëvizën sot ata është një nga më të frekuentuarat në Shkup dhe sipas saj, në periudhën e ardhshme forcat policore me  frekuencë më të madhe do të patrullojnë me biçikleta.

Kryetari Trajanovski e përshëndeti këtë aktivitet, duke theksuar se në këtë mënyrë forcat policore do të jenë më mobile dhe më shpejt do t’i kryejnë detyrat e tyre. Trajanovski paralajmëroi se në të ardhmen edhe  kujdestarët komunalë qytetarë do të patrullojnë me biçikletë.

Exit mobile version