Site icon PORTALB

Aktivistët e Lëvizja BESA deputetëve të BDI-së: Parashtroni këto pyetje sot në Kuvend!

Lëvizja Besa

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 46­të. Në këtë seancë do të parashtrohen pyetje të deputetëve për ministrat dhe kryeministrin e vendit. Ky është një rast i mirë për t’u zbardhur disa të vërteta, që ndodhën këtyre javëve. Prandaj aktivistët e Lëvizja BESA u sugjerojnë deputetët të BDI-së të cilët sillen si “opozitë konstruktive”, ashtu siç e kanë bërë traditë dhe siç u ka hije atyre si opozitarë të dëshmuar.

Me këtë rast aktivistët e Lëvizja BESA i kanë përgatitur disa pyetje interesante që deputetët e BDI-së mund t’ua parashtrojnë ministrave dhe kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë:

Për ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, tashmë të njohur si GORDE:

  1. Pyetje antropologjike: cili mendoni se është atributi më i saktë për Ali Ahmetin: SHIPTAR apo INDIJANEC?
  2. Pyetje gjinekologjike: cili është KOPILI më i mirë i BDI-së?
  3. Pyetje historike: cili është FISI MË I EGËR në botë?
  4. Pyetje administrative: Meqë në Liqenas (Pustec) kanë nevojë për letërnjoftime, a do të shpërndani së shpejti të tilla dhe, nëse po, sa?
  5. Pyetje dramatike: cili ishte regjisori, cilët ishin aktorët dhe kush ishte producenti i shfaqjeve “Goshinca” dhe “Malina”?
  6. Pyetje teatrale: A ishin këto shfaqje të suksesshme dhe kur do të jepen reprizat he sa kushtuan këto shfaqje?
  7. Pyetje financiare: Kush ishte mecena i këtyre produksioneve?
  8. Pyetje heorike: Cilët heronj të radhës do të na krijohen pas këtyre aksioneve?
  9. Pyetje diplomatike (na falni për këtë pyetje!): kur do të jetë gati kumtesa e radhës se “Kosova është armiku jonë”?
  10. Në fund, pyetja më e bukur e këtyre dy muajve: “Sho praish Gorde?”

Për ministrin e Ndotjes së Mjedisit, Nurhan Izairi:

  1. Pyetje tregtare: Kur do të bleni maska mbrojtëse për tetovarët, që eksperimenti me ajrin në Tetovë të dalë i suksesshëm?
  2. Pyetje e makinerisë: A është shtuar numri i veturave që e ndotin Tetovën?
  3. Pyetje pa filtër: A i keni më qejf cigaret me filterë apo pa filterë?

Për ministrin e Financave, Zoran Stavrevski, të njohur si ZOKI:

  1. Pyetje telekomunikimi: Kur do ta përdorni telefonin celular për kokën e Kryeministrit?
  2. Pyetje ushqimore: A ju hahet më shumë çokollata “Milka” apo, thjesht, bukë?

Për ministrin e Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi:

  1. Pyetje kimike përsëritëse: Sa elemente kimike i përmban Sistemi Periodik i Elementeve?
  2. Pyetje pagëzuese: Cilat janë emrat e shkollave fillore në Komunën e Çairit?

Për ministrin Mile Janakievski, të njohur si “ALO MILE”:

  1. Pyetje për gjumë të mirë: Në çfarë ore të natës merren vendimet për përqindjet me kinezët?
  2. Pyetje e ndërtimtarisë: Kur fillon ndërtimi i shtëpisë së kryeministrit në Vodno?

Për Kryeministrin:

  1. Pyetje ekonomike: Sa kushtojnë dy shuplaka për një kryetar komune?

Duke dashur që këtë listë ta begatojmë, i ftojmë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë ta plotësojnë listën e pyetjeve për deputetët e BDI-së, që ata – duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese – të mund të parashtrojnë pyetje në seancën e sotme.

Ne do jemi gjithherë këtu për t’ua rikujtuar pushtetarëve shqiptarë se premtimet dhe politika janë diçka jashtëzakonisht serioze, kurse llogaridhënia duhet të jetë baza e një partie politike.

Exit mobile version