Nga sot, ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Gjermani All Stars. Ndeshja miqësore do të luhet në datën 7 maj, ora 18:00. Është një përzgjedhje veteranësh e Kombëtares shqiptare të futbollit, që do të luajnë në “Elbasan Arena”.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se pikat e shitjes së biletave për këtë event do të jenë pranë biletarisë së stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.
Çmimet e biletave:
Tribunat C1, C2, C3 = 100 lekë
Tribunat G1,G2, G3 = 100 lekë
Tribuna E = 200 lekë
Tribunat D, F = 150 lekë
Tribunat A, B = 500 lekë
Për të ndaluar abuzimet, FSHF njofton tifozët se “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik te kontrollit te biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë.
E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart./ Shekulli