Site icon PORTALB

Një milion euro për t’ia sjellë shpirtin urës së Mellniçanit

Një milion euro për sanim të Urës së Mellniçanit

Një milion euro për sanim të Urës së Mellniçanit

Një milion euro për sanim të Urës së Mellniçanit mbi liqenin e Dibrës në rrugën regjionale Dibër- Mavrovë ka ndarë Qeveria e Maqedonisë.

Në sanimin e kësaj ure do të përfshihen pesë shtyllat kryesore të urës, do të ndërrohet i gjithë asfalti dhe do të vendoset edhe një pjesë në formë çatie për ndriçim të urës.

Firma “Sintek,, me mbi 100 të punësuar do të punojnë në një periudhë kohore për gati një vit meqë duhet rikonstruim  i gjithë urës së Mellniçanit.

“Është një punë e madhe që duhet përfunduar sa më shpejtë sepse ura ka rrezik të bie e tëra. Ura është ndërtuar në atë kohë kur ka pasur më pak vetura në Dibër, por tani kalojnë mjete të rënda qarkullimi.  Me sanimin e rrugës në aksit rrugor drejt Strugës dhe  pjesës nga Rajçica deri te Ura e Boshkut, atëherë problemet në komunikacion do të tejkalohen” theksoi Ismilaki Papraniku, një nga transportuesit e Dibrës.

Ura është ndërtuar para katër dekadave, është e gjatë 480 metra dhe me pesë shtylla betoni por e njëjta nuk ka qenë e siguruar si duhet sa i përket projektimit të saj.

Te ura janë vendosur edhe gypat e ujësjellësit Rosok-Dibër , kur i gjithë  qyteti furnizohet me ujë të pijshëm. /Portalb

Exit mobile version