Jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë. Ndonjëherë çiftet arrijnë të martohen. Mund ta bëjnë historinë të funksionojë për vite. Mund të kenë edhe fëmijë. Por herët a vonë, për çudinë e askujt, e gjejnë veten para gjykatësit, duke i kërkuar divorcin. Në atë kohë, secila nga palët deklaron me inat “Nuk duhet të isha martuar kurrë me ty”.
Vëzhguesit shpesh bëjnë pyetjen: Nëse e dinin që nuk duhej dhe uronin të mos e bënin, pse e bënë? Çdo situatë është e ndryshme, por ka disa arsye të përgjithshme. Dhjetë nga ato janë më poshtë.
- Hapi logjik i radhës. Kanë qenë bashkë për vite. Jetojnë bashkë. Janë një çift i këndshëm. A nuk duhet të martohen tani?
- Na ishte një herë që ata ishin të dashuruar. Në fillim, historia e tyre ishte si një përrallë. Sigurisht, gjërat mund të jenë ftohur, por cila është mënyra më e mirë që ata të ta kalojnë te faza jetuan përgjithmonë të lumtur sesa martesa?
- Dëshirë për t’u rritur. Si mund të jesh i rritur nëse nuk je martuar kurrë? Të gjithë e dinë që unaza vjen bashkë me një rritje të standardit të jetës dhe një reputacion më të mirë në shoqëri.
- “Ai është i mirë…”. Ai ka një punë të mirë, një histori të pastër kriminale dhe një kartë krediti me limit fantastik. Ai i do fëmijët dhe të adhuron. Kështu që pse të mos e duash dhe ti aq shumë?
- Frikë mos ngelesh beqare. Sepse “beqare e lashtë” nuk është një titull që shumica e grave do e donin në CV-në personale.
- Beson atë që do të doje. Të martohesh do të thotë të rritesh. Nuk do qëndrojë më natën vonë jashtë. Nuk do ketë më mesazhe misterioze. Dhe do u japë fund flirteve. Ai mund të ndryshojë, apo jo? Duhet ta bëjë, për hir të dashurisë.
- Siguria. Kush nuk do flinte më mirë duke ditur që ka një plan rezervë për të paguar kredinë nëse të pushojnë nga puna?
- Pret një fëmijë. Fëmijët duan prindër të martuar, apo jo? Pas një shtatzënie të papritur, martesa është gjëja e duhur për t’u bërë.
- Presioni. Shoqëria të thotë që duhet të martohesh. Shoqet janë martuar të gjitha. Familja të pyet çdo ditë kur do vendosësh…
- Ora po bie. Më mirë të gjesh nje burrë pa ardhur koha kur ngelesh pa vezë!