Partia Opozitare LSDM, ka dokumente edhe për incidentin në Gushincë por ato nuk do të publikohen deri më tani pasi nuk janë të kompletuara. Kështu deklaroi Lideri i opozitës Zoran Zaev duke thënë se dokumentet janë dorëzuar nga qytetarë të ndryshëm të cilët kanë qasje në këto dokumente.
Sipas Zaevit, ngjarja me Gushincës edhe sikur të jetë e inskenuar nga vet Qeveria edhe sikur të mos jetë ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rast.
Ai thotë se qëndrimi i opozitës është i njëjtë me ato të qytetarëve, se në Maqedonia vet qytetarët nuk do të lejojnë të ketë konflikte ndëretnike.