Site icon PORTALB

Ja pse shtojmë në peshë kur e lëmë duhanin

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes nuk janë kaloritë, shkruan “Deutsche Welle”. Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve.

Shkencëtarët e Spitalit Universitar të Zyrihut kanë analizuar për nëntë javë kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe qe e kane lënë atë. Ata kanë konstatuar ndryshime te qenësishme në florën e zorrëve të atyre këtyre personave.

Analizat kane treguar se ne zorrët e tyre kanë filluar të shtohen llojet e baktereve të cilat u takojnë familjeve të cilat quhen proteobacteria dhe bacteroidetes. Këto baktere janë në gjendje të përpunojnë energjinë nga ushqimi dhe ta depozitojnë në qelizat e yndyrës.

Mekanizëm ky qe shpjegon faktin pse këta persona, edhe pse pa shtuar kalori me tepër ne dietën e tyre, përsëri shëndoshen me shume pas lënies se duhanit.

Exit mobile version