Teuta dhe Blero pozojnë bashkë dhe urojnë vajzën (Foto)
Teuta Krasniqi dhe Blerim Muharremi kanë postuar një urim të përbashkët për vajzën e tyre, Tara, në ditëlindjen e saj të pestë. Njëherësh ata edhe kanë pozuar bashkë nga Parisi, ku edhe ndodhen për këtë datë të rëndësishme në jetën e tyre.
“Beba jonë, çika jonë, bekimi jonë Tara. Urime ditëlindja! Zoti të bekoftë me shëndet dhe gëzime të pakufishme. Faleminderit që i jep kuptim jetës tonë. Mami dhe Babi gjithmonë do të duan pa kufi”, shkruan në urimin e përbashkët të ish-çiftit.
Ndërkaq, më herët edhe këngëtari edhe aktorja kanë publikuar urime dhe fotografi të ndara të vajzës.
“Bija ime e dashur. Sot, pesë vite më parë, kur na bekoi Zoti me ty dhe të mbajta në duart e mia për herë të parë, që nga ai moment jeta ime mori kuptim! I jemi falënderues Zotit çdo ditë për ty, e lus Zotin të të ruajë ty, dhe mua e mamin tënd të na ruajë për ty. Babi uron që t’i besh 105 vite të shëndosha dhe të mbushura me plot lumturi e gëzime. Të Dua pa fund Tara Muharremi”, kishte shkruar Blero.
“Dielli jetës time, shpirti i shpirtit tim, motivi i jetës time… Krejt jeta ime e mban emrin tënd, Tara ime. Urime ditëlindja e pestë shpirti i mamit! E lus Zotin që të të bekojë me shëndet dhe gëzime të pakufishme. Mami do të jetë gjithmonë pranë teje për të të dashur pa kusht, të kujdeset gjithmonë për ty e edhe po ashtu edhe ta teprojë me këshilla e porosi…”, kishte shkruar Teuta. /Telegrafi/