Site icon PORTALB

Fyerjet e Jankullovskës për Peshevskin “nuk janë thelbësore”

Vladimir Peshevski

Vladimir Peshevski

Zëvendëskryeministri Peshevski nuk dëshiron të komentojë ofendimet që kanë thënë për të, ministri i financave Zoran Stavrevski dhe ministrja e MPB-së dhe Gordana Jankullovska, të cilët dëgjohen në një bisedë të përgjuar, të shprehin ofendime për Peshevskin. Sipas Peshevskit, çështja nuk është thelbësore, dhe nuk meriton përgjigje, transmeton Alsat-M.

“Preferoj të merrem me tema më thelbësore…”, deklaroi Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i çështjeve ekonomike.

Të dy ministrat në bisedën e publikuar kohë më parë nga LSDM-ja, përveç fjalëve ofenduese për Peshevskin, në mënyrë shtesë theksojnë se ai paraqitet vetëm në rastet kur duhet të njoftohen lajmet e mira, e jo edhe kur duhet të komentohen treguesit negativë të ekonomisë.

Exit mobile version