Site icon PORTALB

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Elhaida Dani për vizitë në UEJL

Elhaida Dani

Elhaida Dani

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Elhaida Dani, do të mbajë aktivitetin promovues para studentëve dhe stafit të Universitetit të Evropës Juglindore.

Me këtë rast, Elhaida Dani, do të ketë takim me studentët dhe stafin dhe do ta promovojë këngën pjesëmarrëse në Eurovision “I’m Alive”.

Promovimi do të mbahet të martën (28 prill 2015), me fillim në orën 12:30, në restorantin e Universitetit “University Lounge”.

Exit mobile version